A do ta pranojë Nejmari “hierarkinë e penalltive” tek Paris SG?!

Lionel Mesi nuk po bën zë, ndonëse i takon dhe jo pak. Superylli argjentinas nuk ka hyrë në garën e ethshme për të shënuar sa më shumë gola, siç po bëjnë “gjëlat” më të rinj si Kilian Mbape apo Nejmar, dhe trajneri Kristof Galtie padyshim që e falenderon në heshtje sepse i heq një telash. Gjithsesi, Galtie nuk është i sigurt nëse harmonia në ekip do të ruhet apo do të prishet (përsëri), dhe shkak mund të jetë sërish egoja e dy sulmuesve. Kush do të asistojë e do të shënojë, dhe kush do t’i gjuajë penalltitë? Trajneri tha se “Mbape është i pari, Nejmari është i dyti”, pra braziliani duhet t’i kërkojë francezit si favor që ta lejojë! A do ta bëjë “Ney” këtë? Duket e vështirë, por le të shohim.

Sfidanti.al