Halandi arrin në kuotën e 42 golave në sezon!

Ylli i Mançester Sitit shënoi një tjetër tregolësh dhe ky ishte i gjashti për Mançeste Sitin. Erling Halandi la pas disa ndeshje të vështira dhe po shkëlqen sërish fort. Pas 5 golave në “Etihad” ndaj Lajpcigut në Champions, kemi 3 rrjetat e shënuara ndaj Bërnlit në ndeshjen e Kupës së Anglisë gjithashtu bë “Etihad”. Tashmë, gjigandi norvegjez ka 42 rrjeta këtë sezon dhe parashikohet që mund të arrijë në 60 deri në fund. Nuk dihet sesa kohë do të vazhdojë Halandi në Premier Ligë dhe nëse mund të synojë rekordin e golave në ligë të Alan Shirerit me 260.

Sfidanti.al