NBA, Bostoni zbret në vend të tretë në Lindje!

Një mbrëmje e keqe për Boston, që shënon një tjetër humbje në NBA dhe zbret në vendin e tretë të Konferencës së Lindjes. Sëlltiks u dorëzuan me një pikë diferencë përballë Jutah, në rezultatin e përgjithshëm 118-117. Njeriu i suksesit për Xhez ishte Markanen që mbylli ndeshjen me dy shifra dopjo, 28 pikë dhe 10 topa të kapur në tabelë. Nuk ishte formën më të mirë Xhjezon Tatum, ndërsa për Boston nuk mjaftuan 25 pikët e shënuar ngha Braun.  Pasi kryesuan për një kohë të gjatë Konferencën e Lindjes, skuadra e rekordeve në basketbollin amerikan tashmë renditet në vendin e tretë si pasojë e ecurisë plot oshilacione në ndeshjet e fundit.

Me të njëjtin ritëm edhe Denver, që u mund 116-110 nga Nju Jork Niks. Vendasit dominuan në “Medison Skuer Garden” falë paraqitjes së shkëlqyer të Branson dhe Barret, përkatësisht me 24 dhe 21 pikë. Për Naxhets nuk mjaftoi Nikola Jokiç, që iu afrua sërish tre shifrave dopjo me 24 pikë, 10 topa në tabelë dhe 8 asist.  Transfertat vazhdojnë të jenë një problem për Golden State. Kampionët në fuqi të NBA pësuan një humbje të rëndë me rezultatin 133-119 në fushën e Memfis. Grizlis zhvilluan një ndeshje të madhe, ndërsa decisive ishin 31 pikët e shënuar nga Xhekson, në rolin e realizuesit më të mirë të mbrëmjes. Për Uorriors zhgënjen Stefën Kerri me vetëm 16 pikë dhe si rrallë herë me një përqindje të ulët në goditjet nga fusha.  Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, fitore të rëndësishme siguruan Orlando, Filadelfia, Sakramento dhe Çikago Bulls.

Sfidanti.al