Zllatan Ibrahimoviç është më i drejtpërdrejtë, dhe më shumë i mësuar me majat. “Si mund të ndryshojë kështu një skuadër në dy vjet, – tha suedezi pas fitores 3-0 të Milanit në fushën e Xhenoas në Serinë A, – Ibra ju sjell me vete magjinë”. Superylli kurrë nuk e ka fshehur synimin për të fituar Serinë A dhe për të ecur sa më shumë në Champions, ndërsa Pioli duket sikur ka frikë nga “lartësitë”. Pas triumfit të mesjavës, trajneri deklaroi se “nuk e di se deri ku mund të arrijmë, por mund të korrik kënaqësi të mëdha”. Zakonisht, trajneri i një skuadre që është 1 pikë nga kreu thotë “copë”, “duam titullin”. Milani është në vend të dytë në Serinë A me 35 pikë ndaj 36 të Napolit e 34 të Interit, ndërsa Atalanta ka 31, pra gara për “skudeton” pritet e fortë. Pioli, ndërkaq, nuk e harron humbjen me Sasuolon dhe vuajtjet në Champions, ndaj sërish nxit skuadrën “nuk mund të mjaftohemi me pak”.
Sfidanti.al