Ish-kapiteni njihet si njeri që nuk i vë fre gjuhës, dhe që e thotë hapur mendimin e tij për këdo. Lotar Mateusi po ashtu ka famën se nuk e frenon fare “grushtin” kur vjen puna për të goditur ish-klubin dhe ish-ekipin e tij, Bajernin e Mynihut. Kjo gjë nuk e ndihmoi që të bëhej mik me ish-presidentin Uli Hënes apo ish-shefin ekzekutiv Karl-Hajnc Rumenige, por edhe tani historia nuk ka ndryshuar. Kritikat për lojtarët kanë qenë të shumta (Upamekano e të tjerë), si dhe për drejtuesit që lejuan largimin në verë të Zyles. Gjithsesi, kulmi ishte kur Mateusi deklaroi se “(ish-trajneri) Hansi Flik ishte më i rëndësishëm për Bajernin sesa (drejtori sportiv) Hasan Salihamixhiç”. Dihet se klubi bavarez jetoi një betejë për pushtet mes të dyve që përfundoi me largimin e Flikut për te kombëtarja e Gjermanisë.
Sfidanti.al