Lajmet kanë qenë kaq kontradiktore këto ditë e këto javë për synimet e Realit për transferimin e lojtarëve saqë, nëse do të ndërtoje një histori të tyre, do të dilte diçka qesharake apo që do të të lodhte kokën. Të fundit janë historitë se “Reali ftohu interesin për Nejmarin, nga frika se mos i prish punë vetes për të marrë Mbapenë vitin tjetër”, si dhe që “Reali ngrohu interesin për Pogbanë, dhe Mançester Junajtid vendosi çmimin e kartonit të francezit në 150 milionë paundë stërlina, apo rreth 170 milionë euro”.
Natyrish, që po luhet një lojë e madhe, mes klubeve, agjentëve, lojtarëve dhe mediave, por mungesa e koherencës është e frikshme, dhe kjo thjesht mund të lodhë tifozët, lexuesit dhe shokët e skuadrave që presin lojtarët e ardhshëm. Interesimi i Realit për Nejmarin ka qenë konstant, me presidentin Perez që vlerëson aspektin financiar dhe tregtar të marrëveshjes së mundshme. Po ashtu, vetëm një a dy ditë më parë, u tha se Madridi nuk po mendonte për Pogbanë, pasi tifozët pëlqenin më shumë Doni Van de Bekun e Ajaksit, dhe po ashtu klubi do të kursente para me këtë blerje të dytë. Të shohim, sesa kthesa të tjera do të marrin këto histori, derisa të përfundojnë, një lloj si shprehja “çfarë uji t’i jap gomarit, të ngrohtë apo të ftohtë”!
Sfidanti.al