Gjokoviçi si një xhentelmen i vërtetë: Federerit i takojnë privilegjet!

Tenisti i njohur serb, Novak Gjokoviç, u vu në mbrojtje të tenisitit më të mirë të të gjithë kohërave, Rozher Federer, të cilin Zhilien Beneto, një figurë e njohur në sportin e tenisit, e akuzoi se ai përfiton një trajtim preferencial dhe se atij gjithnjë i caktohet që të luajë në terminet më të mirë kohorë, në mbrëmje, në turnetë kryesore të ndryshëm.
Por, Gjokoviçi e mori në mbrojtje Federerin, duke theksuar se ai e meriton absolutisht që të trajtohet ndryshe nga të tjerët:
“Ai e meriton që të ketë një trajtim të veçantë, sepse ai është një nga tenistët më të mirë të të gjitha kohërave. Nëse nuk do të ketë ai një trajtim të veçantë, atëherë, kush tjetër? Njerëzit vijnë posaçërisht që ta shohin atë në terminët kohorë kryesorë. Unë e kuptoj shqetësimin e Benetos, por të gjithë duhet ta kuptojnë se Federeri është një fuqi kryesore në sportin e tenisit në kuptimin e të ardhurave që ai sjell. Të gjithë ne përfitojmë nga tenisi, falë Rozherit dhe asaj që ai ka bërë për këtë sport”, deklaroi Gjokoviçi.
Sfidanti.al