Silvio Berluskoni konsideron se ai e ka humbur në një masë të madhe mbështetjen e elektoratit të tij italian, për shkak të punës së keqe të Jonghong Lisë, biznesmen kinez, të cilit ish-kryeministri italian ia shiti Milanit dhe që para disa muajsh, për shkak të borxheve të mëdha, u detyrua që t’ia kalonte pronësinë e klubit të famshëm italian fondit investues amerikan “Eliot”.
Berluskoni dhe partia politike e tij, “Forca Italia”, e humbën vendin e parë midis partive të djathta, duke qenë se në zgjedhjet e fundit partia tjetër e djathtë, “Lega Nord”, fitoi më shumë vota dhe Berluskoni konsideron se në këtë mënyrë ai u ndëshkua nga tifozët e Milanit.
“Anketat tona tregojne se rreth 2,5 milionë tifozë të Milanit nuk kanë votuar në favorin tim dhe partisë sonë si ndëshkim se unë ia shita klubin një personi të paaftë që nuk arriti ta ngrinte nivelin e Milanit. Ata jane ende të zemëruar me mua, por unë nuk mund të vazhdoj me të njëjtin ritëm mbas 30 vitesh”, vuri në dukje Berluskoni.
Sfidanti.al