Skandal në Angli: Një futbollist i Liverpulit,Starixh ka vënë bast!

Shoqata angleze e futbollit (FA) akuzoi sulmuesin e Liverpulit, Daneil Starrixh, se ai ka shkelur rregullat, sipas të cilëve, futbollistëve u ndalohet vënia e çdo lloj basti. Starixh do të duhet që t’i përgjigjet akuzës në fjalë që ka lidhje me muajin janar të këtij viti, deri më 20 nëntor.
FA-ja bëri të ditur se Starixh ndodhet nën hetim, sepse ai ka shkelur rregullat E8(1)(a)(II) dhe E8(1)(b). Sipas rregullit të parë, futbollistët dhe trajnerët e kanë të ndaluar që të vënë baste, direkt ose indirekt, ndërsa, sipas atij të dytë, ata e kanë të ndaluar që t’u japin personave të tjerë çfarëdo lloj informacionesh për ndeshjet.
Sfidanti.al