Gjeorgjia në fazën tjetër, përcaktohen çiftet e 1/8-ave

Gjeorgjia ka shkruar historinë. Ekipi i drejtuar nga Sagnol kaloi grupet e Europianit, pas suksesit 2-0 ndaj Portugalisë. Debutuesit e Europianit kalojnë tutje me 4 pikë si vend i 3-të, ndërsa portugezët kryesojnë me 6 pikë. Sa i takon sfidës, golat u realizuan nga Kvara dhe Mikautadze. Siguron kualikimin edhe Turqia. Turqit mundën 2-1 Çekinë, me ekipin e Montellës që pozicionohet kështu në vendin e dytë me 6 pikë. Ndërkohë, faza e 1-8 kompletohet me ndeshjet si më poshtë;

Zvicër-Itali
Spanjë-Gjeorgji
Gjermani-Danimarkë
Francë-Belgjikë
Angli-Sllovaki
Portugali-Slloveni
Rumani-Holandë
Austri-Turqi

 

sfidanti.al