El Shaarawy: Do të jetë e vështirë kundër Zvicrës,

Sulmuesi i Italisë, Stephan El Shaarawy, është fokusuar në ndeshjen e 16-shes së planifikuar për të shtunën e ardhshme kundër Zvicrës në Berlin. “Asnjë ekip nuk është i lumtur të luajë kundër Italisë, ne kemi një histori të madhe futbolli dhe nuk është kurrë e lehtë të luash kundër nesh. E kemi demonstruar edhe me Kroacinë, ky është një ekip që nuk dorëzohet dhe përpiqet të shënojë gola”. “Edhe me Spanjën u përpoqëm të luanim hapur dhe ata ishin më të mirë, por kjo duhet të jetë ambicia, ne i kemi mundësitë për ta bërë. Ne do të përpiqemi të ofrojmë futboll ofensiv edhe kundër Zvicrës, duam të arrijmë deri në fund sepse fitorja është qëllimi ynë”. I keni hedhur një sy anës së tabelës? Rruga duket interesante. “Po, interesante, por e vështirë. Edhe skuadrat më pak të njohura kanë treguar se janë shumë të organizuar, se arrijnë të dëmtojnë favoritët. Nuk ka ndeshje të thjeshta, duke filluar nga ajo kundër Zvicrës”. “Shqipëria deri pak minuta para përfundimit ishte brenda grupit, nuk është asnjëherë e lehtë në këtë nivel sepse gjithmonë ka ritme shumë të larta, ne jemi të gatshëm të përballojmë çdo lloj ndeshjeje”.

sfidanti.al