Gjeorgjia me Tbilisin kryeqytet është një vend shumë i ngjashëm në përmasa gjeografike dhe demografike. Rreth 3.5 milionë banorë me ekonomi të ngjashme me Shqipërinë por në këto momente një futboll të ndryshëm. Kualifikimi në fazën tjetër të europianit është arritja historike e këtij kombi në futboll por nëse duhet të bëjmë një krahasim me Shqipërinë, pika të përbashkëta ka shumë pak, përveç faktit që Kvaratschkelia është ylli i konfirmuar ndërsa Broja jonë emri që në media është kampion por në fushë ende jo.
Kvara e tregoi në fushën e lojës kundër Portugalisë se është lojtari që Shqipëria nuk e ka edhe pse me këmbëngulje e kërkon te Broja. Gjeorgjia, ashtu si Shqipëria, u prezantua me 1 pikë në ndeshjen e fundit ndaj Portugalisë tashmë të kualifikuar po ashtu si Spanja, por me luzitanët që kishin hequr dorë nga më pak titullarë se De La Fuente. Këtu krahasimin mund ta bëjmë të plotë sepse Gjeorgjia triumfoi me atë zemër që të gjithë e kërkuam për 10 ditë nga kuqezinjtë tanë të cilët me siguri tani ndodhen në ndonjë bregdet të jugut të Shqipërisë, Francës apo Italisë, ndëesa Gjeorgjia e Ëilly Sagnol guxoi me luzitanët dhe sot është në histori e jo në shtëpi.
Nga Pirro Bardhyli