Garë me Mesin edhe  në Arabi, Ronaldo..tripleta e 63-të!

Jo në Arabinë Saudite , por edhe në “ferr”  të luajë Ronaldon,  nuk i shqitet  dot garës se perjetshme me Mesin  për shënimin e golave.  Portugezi ka shënuar një tregolsh na javën e tretë të Ligës Sauidte kundër Al fateh në një ndeshje ku ekipi i tij triumfoi me rezultatin 5 me 0.  Pas humbjeve me El Etifaq dhe me Al Taëon, verdheblutë të udhëhequr nga yjet  Ronaldo( 3 gola) e Sadio Mane ( dy gola), Al Nasr kthehet  tek fitoret..

Një mbrëmje sepciale per Ronaldon që pasi kishte mbetur pa gol në dy javët e para, ka shënuar gola në sezonin e 22-të  në kampionate të ndryshme. Por një shifër tjetër e “drogon” në shumë:  në klasifikimin e tripletave arriti kuotën 63 , duke lënë pas Mesin dhe Levandoskin…

Sfidanti.al