S’ka dasmë kur nis Superiorja, sepse “krushqit” shfaqen në..fund!

Vite më parë, dita e parë e “shkollës në futboll” , pra fillimi i kampionatit, ishte si festë për të gjithë. Në kohët e sotme, më i “lumtur” është mbarimi i kamionatit se sa fillimi. Madje , kur starton kampionati, siç ndodhi dje, një nisje me silenciator, gati në majë të gishtave, ndofta. më mirë të mos e dijnë se sa të dinë! Aq i frikshëm fillimi për nga qetësia dhe ruitna, sa duket sikur nuk flitet për një sezon të ri, por për lojë rutinë që s’ndan dot as vitet..

Po çfarë ndodhi në javën e parë? Dy ngjarje pikante: Skënderbeu që vjen nga poshtë dhe mund Egnatian lart, ekipin që ca ditë më parë mezi e “mundi” Interi në një miqësore. Dhe tjetra: lidhet me gjestin spektakolar të një trajneri , që pas 90 minutave të ndeshjes e futën në një “saune” për ta pyetur.

Fjala është për trajnerin Memelli të Vllaznisë, që po ashtu si Vllaznia ndaj Kukësit, bëri “golin e tij” kur ngriti fanellën tek zona e barkut dhe leshoi  frazën sfiduese: “ Jam duke vdek  o vëlla..nga djersa! Herës tjetër nuk do të vij më këtu..

O Memell, sa vite kemi që themi se nuk do të vijmë më këtu,  por ..këtu jemi dhe mbajmë  gjallë këtë futboll..!

Sfidanti.al