Po punon në një “fole grenzash”, diçka që nuk është aspak e lehtë, madje është e rrezikshme. Këtë e ka tepër të qartë Kristof Galtie, trajneri i Paris SG, që synon të fitojë Championsin këtë vit. “Me Mesin, Mbapenë dhe Nejmarin kemi potencial të madh, – thotë ai, – por, është e gjithë skuadra që ka meritë dhe që arrin rezultatet. Na duhet ekuilibër, unitet, punë e madhe si dhe besim”. Më pas, tekniku i PSG-së veçon dy ekipe në Ligën e Kampionëve. “Napoli dhe Bajerni kanë realizuar dy marshime të pabesueshme, – thotë francezi, – nëse gjermanët janë të përhershëm në këto nivele, napolitanët janë e papritura e sezonit dhe mund të pretendojnë për shumë më tepër”. Cilat kanë qenë zhgënjimet më të mëdha? “Që ekipe si Barcelona, Juventusi apo edhe Atletiko u eliminuan kaq shpejt”, përfundon Galtie.
Sfidanti.al