Kanë qenë të shumta polemikat dhe debatet lidhur me rolin e dashurisë (konkrete) gjatë një turne të madh. Shumë trajnerë kanë qenë konservatorë dhe kanë izoluar lojtarët duke menduar se raporti seksual gjatë një Botërori apo një Europiani mund t’i lodhë ata dhe t’i dëmtojë për ndeshjen e radhës. Luis Enrike i Spanjës nuk është i kësaj kategorie, tekniku asturian është shumë më liberal. “Nuk ka asgjë të keqe seksi para ndeshjes, – thotë ai, – ndryshon puna kur mund të ketë orgji”.
Sfidanti.al