Nje lidhje direkte e BBC me korrenspondentin e sportit nuk zgjati as 3 sekonda: “S’ka asnje te re nga bota e sportit ishte pergjigja e gazetarit! Aktivitete nuk kemi dhe s’do kemi per nje kohe te pacaktuar. Tashme te gjithe e kemi kuptuar kete, ne fillim na u duk si nje situate sureale dhe shume e perkohshme. Por s’paska qene tamam keshtu. Eshte momenti per te reflektuar per pasojat qe kjo pandemi ka dhe do kete ne boten e futbollit financiarisht”.
Sipas nje tabele te publikuar nga nje studim prestigjioz ,futbolli nuk futet tek 8 sektoret me te prekur nga kjo krize. I pari qe goditej ishte sektori i turizmit dhe hotelerite, me pas vinte sektori i fluturimeve ajrore, i naftes etj me rradhe. . Dhe e gjitha kjo ndodh sepse futbolli eshte nje sektor qe vetefinancohet, arrin te mbaje veten madje te dalë me fitime te konsiderueshme. Vertet pronaret apo aksioneret e klubeve europiane jane biznesmene te perfshire ne sektore te tjere te ekonomise, dhe nuk investojne apo kanalizojne para te ketyre sektoreve edhe ne futboll.
Po tek futbolli yne çfarë ndodh? E kunderta. Njerezit qe jane pronare apo aksionere te klubeve investojne nga parate e fituara ne aktivitetet e tyre ekonomike ne futboll( kjo ne rastin me te mire). Ne kete moment te veshtire per te gjithe, edhe pse futbolli yne eshte ne zgripin e mbijeteses, edhe pa kete pandemi, ajo qe ne mund t’i kerkojme shtetit eshte qe te na ktheje ne normalitet sa me shpejt. Qe do te thote: sapo te mbaroje kjo situate, ta beje asgje me shume e asgje me pak, por ta ktheje futbollin ne nje sektor te pavarur. Te pakten te vuajme nga keqmenaxhimi yne i brendshem, dhe jo te varemi nga cmimet e imobiliareve, ngritja e cmimit te naftes, renia e cmimit te kromit apo halle te tjera.. Do na mjaftonte si fillim te ishim te pavarur ne fukarallikun tone…dhe mbase me kohe e durim, duke i bere gjerat sic duhet te dalim edhe ne siper ujit.
Nik Shabani