Një Premier League në stilin Botëror klubesh me 20 skuadrat të izoluar në grumbullimet e tyre për 6 javë dhe ndeshje të zhvilluara me dyer të mbyllura cdo 3 ditë në periudhën qershor-korrik në një numër të kufizuar stadiumesh; është ky propzimi I fundit nga klubet angleze për të cuar në fund sezonin aktual.
Ajo që e zbuloi këtë ide ishte e përditshmja britanike ‘Indepenedent’ sipas së cilës, ideja është kufizimi i skuadrave duke organizuar grumbullime të gjata në resorte të izoluara me futbollistët dhe stafi teknik që do të dalin vetëm në rast ndeshjesh për të minimizuar rrezikun e përhapjes së coronavirusit
Është e qartë se as Federata Angleze dhe as klubet e futbollistët duan që ta mbyllin sezonin duke luajtur edhe në korrik për të minimizuar impaktin negative në ekonimi të Covid-19. Të 92 sfidat e mbetura për t’u luajtur mendohet të transmetohen në televizon me shumë mundësi pa pagesë; një vendim që do të gjente edhe konsensusin e qeverisë britanike në një moment ku faza e izolimit mund të zgjatet akoma më shumë
Në planin e klubeve të Premier League parashikohet që të njëjtat masa kufizuese të merren edhe për arbitrat, kameramanët e operatorëve televizivë, dmth për të gjithë personat e përfshirë në organizmin e cdo ndeshjeje pasi ata të kenë kryer edhe testin për Covid-19.
Sfidanti.al