Lojërat Olimpike të Tokios të vitit 2021 kanë një datë zyrtare; 23 korrik-8 gusht. Vendimi u mor rreth 1 javë pas akordit mes IOC dhe qeverisë japoneze për të shtyrë eventin me 12 muaj për shkak të coronavirusit me IOC që doli me një komunikatë për shtyp. Në këtë komunikatë, datat e reja për Lojërat Olimpike të Tokios u përcaktuan në bazë të 3 konsideratave; shëndeti I pjesëmarrësve dhe të gjithë stafit të Lojërave, mbrojtja e interesave të sportistëve dhe lëvizjes olimpike dhe kalendari evenimenteve sportive në mbarë botën
Në fakt bëhet fjalë për një shtyrje me 1 vit të plotë duke qenë se datat e mëparshme ishin 24 korrik-9 gusht 2020. Lajmërimi për datat e reja u bë pas përfundimit të një mbledhjeje telefonike mes presidentit të IOC, Thomas Bach, presidentit të Komitetit Organizativ, Mori Yoshiro, guvernatorja e Tokios, Koike Yuriko dhe ministrja për Lojërat Olimpike e Paralimpike, Seiko Hashimoto.
Ndërkaq, menjëherë pas zyrtarizimit të datave të reja për Olimpiket e Tokios, erdhi një njoftim edhe nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës që vendosi të shtyjë me një vit, botërorin e Atletikës të vitit 2021.
‘Mbështesim zgjedhjen e IOC për datat e reja të Lojërave Olimpike të 2021-theksohet në komunikatën e Ëorld Athletics-kjo do t’u japë kohë atletëve tanë që të kthehen në stërvitje e të garojnë në kohën e duhura. Cdokush duhet të jetë fleksibël dhe ne tani po punojmë me organizatorët e Botërorit të Atletikës në Eugene në Oregon për të gjetur datat e reja në 2022’.
Sfidanti.al