Jo më larg se dje diskutohej ende mundësia për të luajtur në krah të Lionel Mesit në “Kamp Nou”, por “ditë e re, nafakë e re”. Lajmet nga Franca janë që Nejmar është pranë rinovimit të kontratës me Paris SG, ndërsa ka pasur bisedime të suksesshme me drejtorin sportiv të klubit, Leonardo. Fjala është për një kontratë të re 4-vjeçare që, sipas mediave, do ta mbante numrin 10 në Paris deri në 2026. Akordi aktual i 28-vjeçarit përfundon në 2022, ndërsa rroga e tij me shumë gjasë do të mbetet 35 milionë euro në sezon, e do të ketë shpërblime në bazë të arritjeve.
Synimi i Nejmarit është të fitojë Championsin dhe ai beson se mund t’ia dalë me PSG-në, duke hedhur poshtë një kalim në Angli. “Nuk e ndjek shumë kampionatin anglez, por di se atje ka shumë lojë fizike, – tha braziliani, – unë e di se ç’do të thotë të fitosh Championsin dhe kam besim se do t’ia dal edhe me Paris SG”. Leonardo po përpiqet të rinovojë edhe me Kilian Mbapenë, ndonëse kjo gjë duket më e vështirë sesa me Nejmarin.
Sfidanti.al