Trajneri portugez këto kohë po fiton para duke qenë opinionist i Kampionatit Europian, ndërsa batutat nuk i mungojnë, siç nuk i ka pasur kurrë problem që t’i thotë. Duke komentuar eleminimin e Francës nga Euro 2020, Zhoze Murinjo bëri një fshikullim për yjet e saj, ndërsa ishte i lidhur me skajp (Skype) me televizionin “Bisedë sportive” (talkSPORT). “Franca e nisi keq ndeshje, – tha portugezi, – pastaj rikuperoi dhe përmbysi rezultatin duke treguar talentin e pamasë, të jashtëzakonshëm që ka në skuadër. Gjithsesi, kur shënuan golin e tretë, lojtarët e Francës festuan dhe kërcyen shumë, dhe mua nuk më pëlqeu kjo gjë. U duk sikur ata djem po festonin në Kullën Ejfel, njëri kërcente këtej, tjetri andej. Franca duhet të fajësojë vetëm veten që u eleminua”.
Sfidanti.al