Ylli i futbollit, Aleks Morgan, një nënë që sulmon organizatorët e Olimpiadës!

Ka një kaos dhe frikë të madhe në prag të nisjes së Lojrave Olimpike në Tokio, ndërsa duket se japonezët po ndjejnë vështirësi të shumta për të kontrolluar situatën. Të trembur nga epidemia e koronavirusit, dhe në pamundësi për ta anuluar apo për ta shtyrë sërish Olimpiadën, ata po përpiqen të forcojnë rregullat për të mbrojtur nga infektimi një publik që është kthyer kundër ngjarjes së madhe sportive. Një vendim ishte se nënat sportiste olimpike mund t’i marrin fëmijët me vete vetëm kur është e nevojshme. Kjo e ka zemëruar yllin e skuadrës së SHBA-së, Aleks Morgan, e cila ka një vajzë 1-vjeçare dhe kuptohet që nuk mund ta lerë vetëm për aq shumë kohë sa vazhdon Olimpiada në Tokio. Ajo është e vendosur për ta marrë fëmijën me vete, ose ndoshta për t’u larguar nga kombëtarja, ndërsa shpërtheu në rrjetet sociale. “Çdo të thotë e nevojshme? – pyeti ajo, – kush e vendos këtë, nëna apo Komiteti Olimpik. Ne nisemi për pak ditë për në Japoni dhe unë nuk jam kontaktuar fare për të ditur se çfarë duhet të bëj”.

Sfidanti.al