I pari në çdo statistikë, ky është Mesi më i mirë në Kupën e Amerikës!

Kush ka shënuar më shumë gola këtë edicion në Brazil? Përgjigja është Lionel Mesi, që ka realizuar 3. Kush ka dhënë më shumë asistë në Kupën e Amerikës këtë vit? Sërish Mesi me 2 asistenca. Kush ka pasur më shumë driblime të suksesshme? Sërish Mesi me 21 të tillë! Po gjuajtje në kuadrat kush ka bërë më suhmë? Mesi ka 10, të tjerët janë më prapa. Më tej, shkon që kapiteni i Argjentinës ka fituar 40 duele duke qenë i pari edhe në këtë statistikë, ashtu si edhe në golat nga jashtë zonës së portës dhe për notën mesatare për ndeshjet, 8.45. Duket se ai është i pari në gjithçka dhe kjo është paraqitja e tij më e mirë në Kupën e Amerikës.

Sfidanti.al