FSHF mund ta fitojë gjyqin me UEFA-n në KAS, vetëm me Skënderbeun nuk ia dilte!

Ngjarja ndodhi dhe dënimi na u dha, por diçka mund të shpëtohet. Federate Shqiptare e Futbollit shpreson që të ndryshojë vendimin e UEFA-s që e ndëshkoi me gjobë të lartë pas incidenteve gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni. Sfida e eliminatoreve të Botërorit u luajt në 12 tetor të vitit të kaluar në “Arenën Air Albania” dhe Shqipëria u dënua me 150 000 euro gjobë për shkak se një pjesë e tifozëve kuqezinj hodhën një breshëri shishesh me ujë drejt futbollistëve kundërshtarë. Gjithsesi, Federata e ka paditur UEFA-n në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës, e cila njofton zyrtarisht se në 20 shtator do të zhvillohet seanca e parë e gjyqit.

Shqipëria e fitoi një gjyq në KAS ndaj UEFA-s pas ngjarjeve të Beogradit në ndeshjen ndaj Serbisë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2016, por e humbi “pa dashje” gjyqin me Skënderbeun pak kohë më vonë për shkak të gabimeve në dosje, diçka e habitshme!

Pala shqiptare pretendon se incidenti u provokua nga tifozët polakë, dhe në të vërtetë menjëherë dolën pamje filmike që tregonin përkrahësit miq që hidhnin sende të forta nga tribuna e tyre. Dënimi pas ngjarjeve në “Arenë” përfshiu edhe një ndeshje pa tifozë të cilën kombëtarja jonë e luajti pak ditë më pas, ndaj Andorrës dhe të cilën e fitoi 1-0. Meqë ndëshkimi për ndeshjen pa tifozë u shlye dhe nuk mund të kthehet mbrapsht, mbetet të shpëtohen paratë.

Sfidanti.al