Barça feston me Dembelenë, Juvja e bën pa … Vlahoviçin!

Alegri e mbajti në stol sulmuesin e tij kryesor, ndërsa në regji vendosi një të ardhur si Rovelën në vend të Pol Pogbasë së dëmtuar. Përfundoi 2-2 miqësorja në SHBA mes Juventusit e Barcelonës, ku katalanasit edhe një herë dominuan, por nuk arritën të fitonin siç ndodhi ndaj Realit. Mesazhet ishin nga dy sulmues si Dembele i “blaugranëve” dhe Moise Kean i italianëve. Të dy shënuan nga dy gola dhe bindën trajnerët se do të jenë forca të rëndësishme këtë sezon. “Me Dembelenë mund të ëndërrohet”, shkruan “Marka”, ndërsa “La Gazeta delo Sport” thekson se “Kean po tregon potencialin që ka dhe që nuk ishte shfaqur deri tani”. Për italianët, mirë Di Maria, ndërsa Barça goditi dy herë shtyllat me Rafinjën dhe Ansu Fati. Gjithsesi, është ende futboll vere.

Sfidanti.al