Manuel Nojeri nuk është edhe aq i ri, dhe ngarkesën e ka edhe në ekipin kombëtar të Gjermanisë. Edhe futbollistë të tjerë si Levandovski, Tomas Myler, Zyler, Gorecka apo Xhoshua Kimih kanë nevojë të ndalojnë dikur e të mbushen me frymë, ndaj edhe trajneri i Bajernit, Julian Nagelsman, po mendon për rotacionin. “Deri tani kemi qenë shumë mirë, por duhet të dimë të kontrollojmë energjinë, ngarkesën për lojtarët, – thotë ai, – ne kemi ardhur pak si shpejt në kulmin e formës dhe do të ketë edhe periudhë rënieje”. Një nga lëvizjet për ndeshjen ndaj Frankfurtit këtë të diel është aktivizimi i Marsel Zabicerit si titullar, lojtarit që erdhi nga Lajpcigu dhe që deri tani ka hyrë në ndeshje si zëvendësues.
Sfidanti.al