Klopi përballë Sitit: Na duhet mbështetja edhe e djemve që shesin hamburger!

Stadiumi “Anfild” ka njohur vërtet mbrëmje të jashtëzakonshme disa prej të cilave edhe ndaj rivalit që do të jetë përballë sot. Liverpuli do të presë Mançester Sitin në derbin modern të Premier Ligës dhe publiku mban mend sfida si ato ndaj Barcelonës, vetë Sitit në Champions, Dortmundit në Ligën e Europës disa vjet më parë, apo për t’u kthyer shumë vjet prapa, ndaj emrave të shquar si Bajerni apo Sent Etieni. Trajneri Jurgen Klop nxit tifozët që të jenë në maksimumin e mundshëm për të ndihmuar ekipin që të arrijë fitore me Sitin e Guardiolës dhe të marrë një epërsi ndaj “qytetarëve” në këtë fazë fillestare të sezonit. “Do të duhet që gjithë stadiumi të ushtojë, – thotë Klopi, – madje edhe djemtë që shesin hamburger. Ne kemi nevojë për ta”. Sezonin e kaluar, Siti i dha fund një periudhe 18-vjeçare pa fitore në “Anfild” duke ia dalë 4-1, por gjithsesi pa praninë e tifozëve.

Sfidanti.al