Franca s’ka ç’e do Superligën, katër kandidatë për titullin!

Duhen edhe 5 ndeshje, edhe pesë etapa deri në përfundim dhe prej shumë kohës kampionati francez nuk ka qenë kaq interesant. Nuk ia vlen të shpenzojmë kohë për të gjetur se kur ka ndodhur kjo për herë të fundit, por le të kënaqemi me garën e këtij sezoni me 4 ekipe në konkurrim për titullin. Paris SG vjet fitoi lehtë dhe para kohe, ndërsa në 7 nga 8 vitet e fundit ka dalë kampion, por tashmë po rrezikon shumë.

Lila është në vendin e parë me 70 pikë, Paris SG është i dyti me 69 pikë, Monako ka 68, ndërsa Lioni ka 67, të gjithë me të njëjtin numër ndeshjesh.  Kjo fundjavë përcakton jo pak, ndëras Lila e ka fatin në duart e veta. Këtë të shtunë luhet Mec-Paris SG në orën 17:00, ndërsa të dielën është Anzher-Monako në 17:05 e mbi të gjitha kryesfida Lion-Lilë në 21:00 gjithashtu të dielën. Nëse Lila ia del edhe këtë herë, do ta ketë më të lehtë, nëse gabon, atëherë PSG mund të kthehet në krye.

Sfidanti.al