Pa Superligën, Reali ka frikë se nuk e merr dot Mbapenë

Presidenti Florentino Perez e tha një gjë të tillë ndoshta pa dashje, ndërsa jepte një intervistë në një radiotelevizion të kryeqytetit spanjoll. Bosi i Realit u pyet për blerjen e Kilian Mbapesë dhe përgjigja e tij ishte fillimisht e prerë. “Pa Superligën Europiane nuk ka as Mbape dhe asgjë tjetër” – ishin fjalët e tij. Gazetari që po e intervistonte ndërhyri me njëherë: “Nuk do ta merrni dot Mbapenë?” Perezi e ndreqi pak pozicionin e tij duke thënë se “kjo gjë i përket sezoni tjetër, jo këtij të tanishmit”. Reali ka në plan që ta marrë Mbapenë edhe pa Superligën Europiane, ndonëse me anë të saj, do të mund të merrte çdo lojtar që do të dëshironte, sepse do të fitonte 300-400 milionë euro në sezon vetëm nga ai kompeticion.

Sfidanti.al