Gjermania luan në Mynih me Francën, Portugalinë e Hungarinë!

Euro 2020-ta, apo më saktë Kampionati Europian i vitit 2021, nuk do ta humbasë shkëlqimin e tij në vendin e madh kontinental. UEFA vendosi dhe Mynihu i mbajti të katër ndeshjet e planifikuara në stadiumin “Alianc Arena” në turneun final, që përfshijnë tri ndeshje grupi dhe një çerekfinale. Presidenti Çeferin kishte kërkuar që nuk do të pranoheshin ndeshja pa spektatorë, apo “ndeshje fantazmë” siç i quajnë në Gjermani, dhe Shteti i Lirë i Bavarisë (një nga landet gjermane) vendosi që ndeshje do të luheshin me një kapacitet minimal prej 14 500 spektatorësh, që mund të jenë edhe më shumë. Gjermania luan në grup ndaj Francës në 15 qershor, kundër Portugalisë në 19 dhe Hungarisë në 23 qershor. Çerekfinalja do të luhet gjithashtu në “Alianc Arena” në 2 korrik.

Sfidanti.al