Juve e Milan kërcënohen jo vetëm nga UEFA, por edhe nga tifozët

Sondazhi ishte i qartë në Apenine dhe “La Gazeta delo Sport” nuk ngurron ta raportojë. Plot 72 për qind e tifozëve në Itali janë shprehur kundër projektit të Superligës Europiane ku ishin parashikuar të merrnin pjesë Juventusi, Milani dhe Interi. Dënimi publik është në shumicë dërrmuese, sidomos për Anjelin dhe Gazidhisin, ndërsa nga Interi duket se ka pasur një reflektim më të madh. Nga ana tjetër, dy klubet italiane janë kërcëuar nga UEFA, me gojën e presidentit Çeferin që ka deklaruar se nëse Juvja dhe Milani nuk dalin nga Superliga Europiane, ata përjashtohen nga Championsi. Kjo vlen edhe për dy gjigandët e Spanjës, Real Madrid e Barcelona.

Sfidanti.al