E kujtoni legjendën Augentaler? Ai beson tek dyshja Upamekano-Hernandez

Luajti mbi 550 ndeshje me fanelën e Bajernit dhe fitoi shumë. Gjigandi i mbrojtjes, Klaus Augentaler, është një legjendë në Mynih, dhe ai pyetet sesi do të jetë e ardhmja e repartit difensiv bavarez tani që Zherom Boatengu dhe David Alaba do të largohen. “Bajerni ka bërë mirë që ka marrë Upamekanon (nga Lajpcigu), – tha Auge, – ai do të jetë një nga liderët e mbrojtjes në të ardhmen, ndërsa është i ri. Unë besoj se Lykas Hernandez do të jetë njeriu i duhur për Bajernin. Ai ka pasur presion të madh sepse për të u paguan 80 milionë euro, ndërsa erdhi nga jashtë, por unë kam besim tek ai”. Augentaler është i habitur dhe i dëshpëruar që Hansi Flik largohet nga ekipi duke thënë se “ai bëri gjënë më të vështirë për një trajner, lojtarët nuk ishin të pakënaqur edhe kur nuk luanin”.

Sfidanti.al