Franca dëshiron të barazojë Italinë dhe Brazilin

Ka 60 vjet që këtë nuk e bën askush. E nisi Italia në vitet 1934 dhe 1938 dhe e vazhdoi Brazilin në 1958 dhe në 1962, por s’ka më arritje të tilla. Asnjë skuadër që atëherë, nuk mundet të fitojë dy tituj radhazi, por Franca e ka këtë mundësi, siç e pati Argjentina në 1990 dhe Brazili për së dyti herë në 1998 kur u mund pikërisht nga Franca. “Gjelat” do të luftojnë ndaj argjentinasve për titullin e njëpasnjëshëm, ndërsa fituan në mënyrë spektakolare finalen kundër Kroacisë në 2018 në Rusi. Do të ishte titulli i tretë për ta, dhe po për të tretin lufton edhe Argjentina me Lionel Mesin që synon trofeun e parë të Kupës së Botës në karrierë.

Sfidanti.al