Deshamp: Na doli shpirti, por ja pra që do të luajmë për titullin botëror!

Ai vetë do ta dojë një titull të tretë, të dytin si trajner. Didie Deshamp është një simbol fitoreje i futbollit francez, një lloj Napoleoni, edhe pse betejat e tij në fushë nuk janë aq të bukura sa fitoret ushtarake të Perandorit. Në 1998, Deshamp fitoi Kupën e Botës si kapiten i Bluve në finalen e Parisit ndaj Brazilit. Në 2018 fitoi trofeun në stol, ndërsa është pikërisht trajner i kampionëve të botës. “Nuk ishte e lehtë, – tha ai, – por ishte një kënaqësi. U kam thënë lojtarëve dhe ndihmësve të mi që të shijojnë çdo moment. Pas pak ditësh ne do të luftojmë për titullin botëror”. Ndërkaq, presidenti Emanuel Makron, i njëjti që nxiti Kilian Mbapenë të qendronte tek Paris SG, i ka kërkuar Deshampit që të mos largohet nga detyra pas Botërorit.

Sfidanti.al