Mançester Siti është i lumtur për “Kempesin e ri”, Alvarez

Në ekip dhe nga tifozët po quhet “merimanga”. Edhe pse 22-vjeçar, Hulian Alvarez është një nga ata sulmues që duket se u ngjit topi në këmbë apo në trup dhe e çajnë rrugën deri në portën kundërshtare. Në Katar, ai ka shënuar dy gola dhe ka fituar një penallti, ndërsa rrjeta ndaj Kroacisë u krahasua me atë të realizuar nga Mario Kempes në finalen e Kupës së Botës ndaj Holandës në 1978. Edhe kur ishte tek River Plejti, sulmuesi u krahasua me Kempesin. Mançester Siti dhe Guardiola janë shumë të lumtur që kanë Alvarezin, ashtu si edhe Erling Halandin, dhe kjo dyshe ka bërë që ekipi të shënojë shumë gola.

Sfidanti.al