Oliver Kahni vendos për portën e Bajernit, Bono përpara Livakoviçit!

Të dy kanë qenë portierë të shkëlqyer, ashtu si edhe Martinez i Argjentinës apo Joris i Francës. Bono i Marokut dhe Livakoviç i Kroacisë ishin ndër dy gardianët më të mirë të Kupës së Botës me pritje të jashtëzakonshme, përfshi edhe penallti dhe Bajerni i Mynihut u interesua për ta, pasi mbeti pa shërbimet e Manuel Nojerit që mbylli sezonin për shkak dëmtimi. Fillimisht, u mendua për Livakoviçin madje u tha se Dinamo e Zagrebit kishte caktuar çmimin 10 milionë euro për kartonin e tij. Lajmet e fundit nga Gjermania janë që shefi ekzekutiv bavarez, Oliver Kahn, ka vendosur për Bonon. Vetë Kahni ka qenë portier dhe ka mbetur i impresionuar nga paraqitjet e marokenit. Të shohim nëse do të bindet Sevilja për të pranuar humbjen e portierit dhe sesa mund të kërkojë.

Sfidanti.al