Tek Barcelona mund të kenë pasur arsye, apo ndoshta mund të ketë qenë një çështje “bërrylash”. Ndoshta do të merret vesh më vonë, por për momentin dihet se fotografi që bëri shkrepjen ndoshta më të bukur të aparatit në karrierën e Lionel Mesit nuk do të jetë më i punësuar tek Barcelona. Flitet për meksikanin Santiago Garses, i cili bëri foton që po e botojmë, me shkrepjen që u bë menjëherë pas fitores 6-1 të katalanasve ndaj Paris SG në Champions, duke realizuar përmbysjen e madhe.
“Është një foto e pabesueshme, – thotë meksikani, – e kanë krahasuar me atë të Peles (pas finales së Botërorit) ’58, dhe të Maradonës në “Azteka” të Meksikos pas “Dorës së Zotit””. Gjithsesi, tek Barcelona, Santiagon 45-vjeçar e informuan se nuk do t’ia rinovonin kontratën.
Sfidanti.al