Mediat britanike, por edhe ato gjermane, e japin si punë të mbaruar, dhe sipas tyra “dita e dasmës është prerë”. Pra, që Kai Haverc të shkojë tek Çelsi sipas një kontrate për të cilën do të paguhen 90 milionë euro për kartonin e yllin të Bajerit të Leverkusenit (duke përfshirë edhe shpërblime të ndryshme). Besohet se trajneri Frenk Lampard e ka bindur Havercin që të bashkohet me shokun e tij të kombëtares, Timo Verner, për të krijuar një skuadër të denjë për titull e për të synuar edhe Championsin. Gjithsesi, kapiteni i Leverkusenit, Lars Bender, mendon pak më ndryshe. “Fjala e fundit për Havercin nuk është thënë ende, – shprehet ai, – deri tani ka vetëm fjalë. Shpresoj që të mos largohet nga ne, por sidoqë të jetë, ai është një lojtar sensacional dhe një djalë shumë i mirë”. Vetë Haverci, sipas mediave gjermane, ia ka deklaruar klubit se dëshiron të largohet.
Sfidanti.al