Flamurtari dhe Partizani, “të përndjekurit” e Superligës shqiptare

Përpara 1990-ës, kishte një pjesë familjes që morën emrin “të deklasuarit” apo pasardhës të atyre që quheshin bejlerë, agallarë, tregtarë të pasur apo kolaboracionistë me pushtuesin e dikurshëm, të cilët nuk u trajtuan aspak me përkëdheli. Sot, në Superligën shqiptare ka të paktën dy klube që po e ndjejnë veten pikërisht në atë rol.

Flamurtari është prej javësh i goditur, ndërsa Partizani pritet ta nisë shpejt “stazhin” me rikthimin e Starovës në stol. Skenari i vitit të kaluar mund të përsëritet, kur për të kuqtë titulli u bë “mollë e ndalueme”, ndërsa për Kukësin, një “e drejtë hyjnore”.

Presidentët e të dy klubeve duket se kanë bërë diçka që në Shqipëri quhet mëkat, pra pritet t’i dalin kundër kreut të FSHF-së në zgjedhjet e ardhshme, plus që edhe e kanë kritikuar ashpër. Në një vend si Shqipëria, ku demokracia është ende “projekt pilot”, kjo nuk kapërdihet lehtë.

E vetmja gjë e mirë e Superligës këtë vit është se lufta për titull, mesa duket nuk do të njolloset, dhe kjo sepse nuk do të ketë luftë për titull. Skënderbeu është aq i fortë sa do ta shpëtojë i vetëm kampionatin duke e fituar në mënyrë të merituar.

Sfidanti.al