Fitore dhe festë, një Maldini shënon për Milanin pas … 4927 ditësh!

Ishte ora 16:25 e së dielës së 30 marsit të vitit 2008, dhe në “San Siro” Milani pësoi humbje 1-2 në Atalantën në Serinë A. Gjithsesi ajo datë dhe ai moment mbetet në histori si goli i fundit i Paolo Maldinit për kuqezinjtë, shënuar në një ndeshje të kampionatit, ndërsa kishte shiritin e kapitenit. Nuk pati më tjetër, dhe u desh të kalonin 4 927 ditë që mbiemri Maldini të shkruhej sërish në Serinë A si autor goli. Njeriu që e bërë këtë 25 shtator 2021 është pikërisht djali i Paolo Maldinit, Danielit që i dha avantazhin e përkohshëm 1-0 Milanit në ndeshjen në fushën e Specias. Përfundoi 2-1 për milanistët pasi Verde barazoi dhe Brahim Diaz shënoi rrjetën e fitores 4 minuta para fundit. Mediat italiane shkruajnë shumë për fitoren e Milanit “të bebeve”, por sidomos për golin e pinjollit të fundit të familjes Maldini. Ishte kjo ndeshja e parë e Danielit me fanelën kuqezi dhe e festoi siç duhet. Skuadra e trajnerit Pioli fitoi megjithë zëvendësimet dhe nuk i ndahet kreut, pavarësisht se konkurrimi me Interin, Napoli e Romën do të vazhdojë.

Sfidanti.al