FIFA merr vendimin, Luis Rubiales 90 ditë “larg” futbollit

Pas puthjes që i dha kapitenen e Kombëtares spanjolle të femrave, Xhenifer Hermoso, FIFA vendosi të pezullojë përkohësisht kreun e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales nga çdo aktivitet që lidhet me futbollin për 90 ditë. Vendimi është i vlefshëm si ndërkombëtarisht ashtu edhe kombëtar.

Për më tepër, Rubiales i është ndaluar nga FIFA që të përpiqet të kontaktojë me kombëtaren spanjolle Xhenifer Hermoso dhe të dashurit e saj personalisht ose përmes palëve të treta për të “mbrojtur të drejtat e saj themelore”. Ndërkaq, për këtë vendim të marrë nga organi më i lartë i futbollit në botë, FIFA ka njoftuar gjithashtu Federatën Spanjolle të Futbollit, si dhe UEFA-n.

 

sfidanti.al