Aventura në Arabi e Joao Pedro Neves Filipe, i njohur ndryshe si Jota, mund të jetë drejt fundit, tek arabët e Al-Itihad, të cilët e morën atë nga Seltiku për 30 milionë euro në korrik, mund ta largojë sërish.
Për sulmuesin portugez flitet se ekziston mundësia e huazimit në një tjetër klub arab, por orët e fundit është raportuar edhe për interesimin e një klubi evropian, e më konkretisht nga kampionati anglez i futbollit, Premier Ligë. Bëhet fjalë për skuadrën e Totenham, të cilët po kërkojnë përforcime për repartin ofensiv pas shitjes së Herri Kejn te Bajern Mynih dhe duket se Jota i përshtatet si profil.
sfidanti.al