Junajtid me “fat” ndaj Notingem, Arsenal “ngec” ndaj Fulham në shtëpi

Janë zhvilluar sot disa nga ndeshjet e javës së dytë të Premier Ligës angleze, aty ku nuk kanë munguar surprizat dhe golat.

Mançester Junajtidi ka shmangur një turpërim në shtëpi, duke fituar me rezultatin 3-2 ndaj Notingam Forest. “Djajtë e kuq” e panë veten në disavantazhin e dy golave pas 5 minutave lojë, por reaguan duke e kthyer nga 0-2 në 3-2.

Ndërkohë, Arsenali që pretendon titullin kampion, është ndalur në shtëpi në një barazim 2-2 ndaj Fulhamit. “Topçinjtë” ishin në disavantazh që në minutën e parë të takimit, por shënuan dy gola duke përmbysur, por miqtë reaguan dhe barazuan në 2-2.

 

sfidanti.al