Rikthim me surprizë në Superiore, Skërnderbeu “ndëshkon” Egnatian

Duket të jetë një sezon plot surpriza dhe këtë e tregoi, që në sfidën e parë të saj. “Ujqërit” e Skëndërbeut janë rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme në elitë, teksa pasditen e kësaj të shtune kanë mundur “rrogozhinat” e Egnatias, me rezultatin minimal, 0 me 1, rezultat ky jo pak surprizues, duke llogaritur se skuadra nga Rrogozhina është një pretendeteve për titullin kampion këtë sezon.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta të dyshes Duamena-Kasa, për të çarë mbrojtjen korçare, goli i vetëm i sfidës erdhi nga “fantazisti” brazilian i Skënderbeut, Juri Merlim, i cili tundi rrjetën e Egnatias, në minutën e 59’ të sfidës, duke shtanguar jo pak vendasit, të cilët prisnin padyshim një nisje më të mirë të sezonit. Tashmë, në përballjet e javës së dytë, Egnatia do të udhëtojë drejt Kukësit, ndërsa Skënderbeu do të presë në Korçë, Dinamon.

 

sfidanti.al