Nuk shuhen polemikat rreth mënyrës së festimit të Kristiano Ronaldos që imitoi gjestin aspak të këndshëm të Diego Pablo Simeones në Vanda Metropolitano në sfidat e 1/8 të finaleve mes Juventusit dhe Atletiko madrid. Klubi madrilen në fak po përgatitet të denoncojë në UEFA futbollistin (për të cilin qeveria e futbollit evropian ende nuk ka hapur ndonjë hetim disiplinor),i cili iu drejtua tifozerisë së Atletikos me gjestin e tij të shoëruar me frazën ‘Bij k…..’.
Në këtë rast, kristiano Ronaldo rrezikon të dënohet me 1-3 ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës së UEFA. Neni 15 i Rregullores së Disiplinës së UEFA shpjegon se provokimi i publikut mund të vlejë skualifikimin e një lojtari me 1 ose disa ndeshje dhe në rastin e Ronaldos duke qenë se gjesti u shoqërua edhe me fjalë fyese atëherë luzitani nuk do t’ia hedhë vetëm me një gjobë sic ndodhi me Simeonen që u gjobit me 20 mijë Euro.
Pavel Neved pas shortit të Ligës së Kampioneve deklaroi se Juventus nuk pret skualifikim të Ronaldos, por nëse UEFA e pranon ankesën e spanjollëve, atëherë 34 vjecari do të pezullohet. në rastin më të keq, Ronaldo do të humasë sfidën e dyfishtë me Ajaksin dhe ndeshjen e parë gjysmëfinale nëse Juventusi do të kualifiohet, një skenar ky që i tremb jo pak tifozët juventinë
sfidanti.al