PSG hedh sytë nga të rinjtë; frenohet rinovimi me Bufon

Eliminimi i Paris Sën Zhermenit nga Mancester Junajtid në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve mund të ndryshohë planet e klubit transalpin për të ardhmen, duke nisur që nga rinovimi i kontratës me Xhanluixhi Bufon. Sipas të përditshmes ‘L’Equipe’, portieri 41 vjecar nuk është i sigurt se klubi do të zgjasë kontratën me të që skadon në qershor të këtij viti, pavarësisht dëshirës së tij për të vijuar aventurën me transalpinët, dhe kjo jo vetëm për gafën që ai kreu në gjatë sfidës me Djajtë e Kuq

vetëm pak javë më parë dukej se rinovimi i kontratës së Bufon ishte një fakt i kryer, por zhhgënjimi i pësuar pas eliminimit në Champions, e shtyu presidentin Al Khelaifi të mendojë për një rinovim të skuadrës. Kjo do të thotë se në dyshim është edhe qëndrimi i Dani Alvesh e Tiago Silva, ndërsa trajneri Tuhel po shkon drejt konfirmimit në pankinën e kampionëve të Francës.

sfidanti.al