Derbi mes Milanit dhe Interit që do të luhet në mbrëmjen e kësaj të diele vendos një rekord të ri përsa u përket arkëtimeve me 5.7 milionë Euro të ardhura. Në fakt po shkohet drejt shitjes së të gjitha biletave të kësaj ndeshjeje që do të jetë e 233 në historinë e Derbit të Madonninës; kanë mbetur pa shitur vetëm 1000 bileta të sektorit të skuadrës mike. Në ndeshjen e zhvilluar në 5 shkurt mes ekipeve milaneze u shitën të gjitha biletat. në këtë përballje do të jenë të pranishëm në stadium 4 mijë tifozë të huaj dhe mbi 590 anëtarë të Milan Club.
Derbi i Milanos mes Milanit dhe Interiot do të transmetohet në 200 vende të botës, ndërkohë që janë bërë të fgjitha akreditimet edhe nga ana e medias dhe të pranishëm për këtë supersfidë do të jenë mbi 600 persona, nga të cilët 260 gazetarë, 60 fotogravë e më shumë se 300 producentë televizivë
Në pjesën e jashtme të San Siros do të projektohen dritë për të krijuar një efekt të tillë që të jetë në një linjë me sloganin e sfidës ‘Join the Flame’. Përpara fillimit të ndeshjes, rapperi Ghali do të interpretojë këngën e tij më të re ‘I Love You’ ndërsa në pushimin e ndeshjes Abiati, Ambrozini, kafu, Dida, Inxagi,Nesta dhe Odo së bashku me presidentin Skaroni dhe Administratorin e Deleguar, Gazidis do të prezantojnë fanelat specile të Milan Glorie që do të luajë në Anfield në 23 mars kundër Liverpool Legends.
sfidanti.al