Studimi i ESPN: Ronaldo sportisti më i famshëm

Cristiano Ronaldo është sportisti më popullor në botë. Ky është përfundimi i arritur nga studimi i rrjetit ESPN që u bazua te kërkimet e bëra në internet të sportistëve, kontratave të sponsorizimit dhe numrit të ndjekësve të tyre në rrjetet sociale. në fund të studimit ESPN përpiloi edhe klasifikimin e 100 sportistëve më popullor dhe në krye për famën më të madhe qëndron pikërisht sulmuesi portugez i Juventusit

Në vendin e dytë qëndron pikërisht ylli i Los Anxheles Lejkërs, LeBron Xhejms, ndërkohë që kapiteni i Barcelonës, Lionel messi plotëson podiumin e sportistëve më të famshëm. Nuk shkoi më shumë se vendi i katërt braziliani Nejmar që ka lënë pas tij Konor MekGregor. Ndër 10 sportistët më të famshëm në botë janë edhe Federer që është i gjashti i ndjekur nga Virat Kohli, Nadal, Stiven Kërri dhe Tajgër Uds

Kampioni i botës në Formula 1, Ljuis Hamilton është i 21, ndërkohë që në klasifikim ka vetëm 3 sportiste femra dhe bëhet fjalë për tenistet Serena Uilliams, Maria Sharapova dhe Sania Mirza. Mes 100 sportistëve me popullaritetin më të madh është edhe kuotërbeku Kolin Kapernik që është i 57 edhe pse ai nuk luan në NFL që nga viti 2017 për shkak të protestës së tij kundër racizmit në SHBA.

sfidanti.al