Federer shkruan historinë si askush tjetër, thyen e barazon rekorde në Uimbëlldon

Rozher Federer di ta shkruajë historinë si askush tjetër në tenis. i mbiquajturi gjerësisht si më i madhi i këtij sporti në të gjitha kohët, ai barazoi dhe theu rekorde të tjerë në suksesin e radhës në Uimbëlldon. Finalja u quajt “Ndeshja e lotëve”, pasi qau edhe fituesi, edhe humbësi, ndërsa zvicerani ia doli 3-0 me rezultat të seteve 6-3, 6-1 e 6-4. Së pari, Rozher u bë i pari tenist që fiton 8 Uimbëlldone, pasi 7 kanë Renshou e Sampras. Së dyti, ai u bë finalisti dhe fituesi më i vjetër, dhe po ashtu u bë i pari që nga viti 1976 i Bjorn Borgut që fiton një Grand Slem të Uimbëlldonit pa humbur asnjë set. Në gusht, Federer do të jetë 36 vjeç, por ai do të vazhdojë të refuzojë të shohë pasaportën për moshën e tij. Do të tentojë US Openin për të pasur tre Çmime të Mëdhenj në një vit dhe për të thyer edhe më tej rekordin botëror që e mban vetë, atë të Grand Slemëve të zotëruar në karrierë. Me Uimbëlldonin arriti në shifrën 19.

Sfidanti.al