Barcelona nuk heq dorë nga Verratti; gati të ofrojë 65 milionë Euro dhe kartonin e Rakitic

Media italiane është e sigurt, Barcelona po përgatit një tjetër ofensivë për Marco Verrarin. Është portali calciomercato.com ai që ka folur për një ofertë të re të klubit katalanas që nuk ka ndërmend të heqë dorë aspak nga mesfushori Italian. Gjithnjë sipas calciomercato.com, nënkampionët e Spanjës janë gati të ofrojnë 65 milionë Euro dhe kartonin e Ivan Rakitic me shpresën se do të bindin Al Khelaifin dhe Paris Saint Germain për të lejuar transferimin e Verrattit në Barcelinë. ‘Calciomercato’ shkon edhe më tej kur përmend raportet e mira të kroatit me trajnerin Unai Emery të cilat mund të ndikojnë në vendimin e PSG për të lejuar largimin e Verrattit nga kryeqyteti francez.

sfidanti.al